Një akupunkturist 90-vjeçar nga Karolina e Veriut në SHBA përdori njohuritë e tij për të “nxitur paralizë të pjesshme” tek një paciente dhe më pas e sulmoi atë seksualisht, sipas një ankese tronditëse që çoi në arrestimin e tij.
Sipas New York Post, tani është ngritur ndjekje penale kundër Dr. Shi Ying Kui për ngjarjen tronditëse që ndodhi disa javë më parë në shtëpinë e tij, ku priste edhe pacientët. Denoncuesja River Lajoyce e ka vizituar këtë vend dy herë në javë për katër vitet e fundit dhe asgjë e dyshimtë nuk kishte ndodhur më herët. Mirëpo, siç thotë ajo, gjatë vizitës së saj të fundit dhe pasi i vendosi gjilpërat në trup, Quai filloi ta zhvishej dhe ta puthte trupin.
“Pasuan akte shumë më të këqija”, tha 28-vjeçarja për një rrjet televiziv lokal. Lajoice beson se Quai i kishte vendosur qëllimisht gjilpërat në trupin e saj, në një mënyrë që do t’i shkaktonte paralizë të pjesshme. Në pamundësi për të lëvizur, ajo filloi të bërtiste për ndihmë dhe t’i lutej 90-vjeçarit të ndalonte.
Siç u tha e reja gazetarëve, përpara përvojës së saj traumatike, ajo i besonte verbërisht akupunkturistit të moshuar, të cilin e shihte si gjyshin e saj. Madje, duke qenë shumë e kënaqur me aftësitë e tij, ajo i kishte dërguar klientë edhe mbi 20 të njohur të saj. Kjo është një nga arsyet që ajo vendosi të flasë publikisht për atë që i ndodhi, pasi dëshiron që bota ta dijë se ky është një njeri i rrezikshëm që përfiton nga besimi i pacientëve të tij. Policia e Asheville lëshoi një deklaratë në lidhje me incidentin, duke inkurajuar çdo viktimë tjetër të akupunkturistit të moshuar që të vinte në departament për ta raportuar atë.
Dr. Quai tani po mbahet në paraburgim dhe lirimi i tij me kusht është caktuar në 100,000 dollarë.
Top Channel