Miratohet rritja e pensioneve! Vendimi me 8.6% hyn në fuqi në 1 tetor. Pensionistët edhe bonus në fundvit

28/09/2023 15:34

Pas mbledhjes së Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, qeveria ka miratuar masën për indeksimin e pensioneve në normën 8.6%.

Nga 1 tetori të gjitha kategoritë e pensioneve, me 767 mijë përfitues do të marrin rritjen në zyrat e postës shqiptare. Qeveria gjithashtu ka konfirmuar bonusin e fundvitit për pensionistët në masën 5 000 lekë parashikuar në ligjin e buxhetit. Kjo i bashkëngjitet bonusit që qeveria dha në muajin prill.

Qeveria e ka detyrim ligjor indeksimin e pensioneve në normën mesatare vjetore. Vendimi i fundit përveç tre muajve të mbetur do të vazhdojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht parashikimeve për uljen e inflacionit. Indeksimi sipas përllogaritjeve nga INSTAT do të kompensojë të gjithë çmimet e rritura nga një vit më parë, ndërsa pensioni mesatar pritet të arrijë në 18 794 lekë. Nga buxheti për politikën sociale ndërkohë pritet të harxhohen 15.3 miliardë lekë më shumë deri vitin e ardhshëm.

Ndërkohë skema e pensioneve ka njohur lajme pozitive, pasi në buxhet në 8 muajt e parë të këtij viti janë derdhur 17.6% më shumë taksa nga kontributet e pagave. Kjo si efekt i rritjes së pagave nga sektori publik dhe privat.

Ky nuk ishte i vetmi lajm, ndërsa kryeministri Rama në rrjete sociale bëri me dije se është miratuar edhe marrëveshja e sigurimeve shoqërore edhe me Zvicrën për bashkombasit atje, ndërsa pritet finalizimi edhe i asaj me Italinë së shpejti lajmëroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA