Vatrat e zjarrit në Pishporo të Fierit janë ende aktive dhe që prej mesditës së djeshme po djegin një sipërfaqe të madhe me pisha në zonën e mbrojtur.
Zjarri i riaktivizuar dje në mesditë u përhap me shpejtësi, duke djegur pishat. Sipas prefektit Lefter Shehaj, ndërhyrja nga ajri nuk u realizua për shkak të errësirës, por për shuarjen e flakëve u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse të Fierit, Lushnjës, Divjakës, Roskovecit, Albpetrolit , Vlorës si dhe forca të armatosura të repartit të Poshnjes.
Përgjatë gjithë natës në zonën e dendur të pyllëzuar është ndërhyrë edhe duke prere disa pisha në mënyrë që të lejohej ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur dhe neutralizimin e një perimetri të konsiderueshëm te zjarrit.
Aktualisht, në pyllin e Pishporos ndodhen 3 mjete zjarrfikëse, 18 efektivë dhe 40 forca të ushtrisë, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të plotë vatrave.
Top Channel