Çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë? Stoltenberg-Zelensky takim kokë më kokë

28/09/2023 20:09

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, për të bërë një panoramë të situatës së luftës dhe nevojat që vendi ka për t’i bërë ballë agresionit rus.

Zelensky deklaroi se Stoltenberg ra dakord të bënte përpjekje për t’i bërë anëtarët e NATO-s të ndihmojnë në sigurimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore.

Tentativat ukrainase janë për të mbrojtur termocentralet dhe infrastrukturën energjetike të Ukrainës që u dëmtuan rëndë në sulmet e bëra nga Rusi.

“Përballë sulmeve të tilla intensive kundër ukrainasve, kundër qyteteve dhe porteve tona, të cilat janë thelbësore për sigurinë globale të ushqimit, ne kemi nevojë për një intensitet korrespondues të presionit ndaj Rusisë dhe një fuqizim të mbrojtjes sonë ajrore”, tha Zelesnky.

Ndër të tjera Stoltenberg u shpreh se NATO ka kontrata për 2.4 miliardë euro municione për Ukrainën, duke përfshirë armatime të ndryshme të nevojshme.

“Sa më e fortë të bëhet Ukraina, aq më afër i afrohemi përfundimit të agresionit rus. Rusia mund të dorëzojë armët dhe të përfundojë luftën e saj sot. Ukraina nuk e ka këtë mundësi. Dorëzimi i Ukrainës nuk do të thotë paqe. Do të thoshte pushtim brutal rus”, u shpreh Stoltenberg.

Ndër të tjera lideri ukrainas raportoi se Ukraina po punon për një plan që do të përshkruajë hapat që vendi të përafrohet me parimet dhe standardet e NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA