Ditën e djeshme në Dukagjin gjatë një atentati ka mbetur i plagosur një 43-vjeçar Gjin Guri dhe ka mbetur i vdekur babai i tij 73 vjeç Zef Guri.
Sipas informacioneve, Gjin Guri ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili ka marrë disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tashmë janë identifikuar autorët e dyshuar, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para në vendin e ngjarjes. M.Q, 28 vjeç, E.N, 29 vjeç, K.Dh, 25 vjeç, dhe Ç.S, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri.
Katër të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali. Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.
Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Top Channel