Shqipëria, si një destinacion surprizë që priti miliona turistë, veçanërisht gjatë verës, po përgatitet për sezonin e ardhshëm 2024 dhe prenotimet kanë nisur.
“Kanë filluar dhe janë në proces negocimi, kontraktimi dhe deri në fund të nëntorit do të merren vendimet për lidhjen e kontratave kryesisht për bregdetin e Durrësit. Ndër të parët që po prenotojnë pushimet e vitit që vjen janë polakët, çekët, por edhe me hyrje të reja nga pjesa e Azisë së Afërt, Lindja e Mesme apo Europa Perëndimore, të cilët ndoshta u futën për herë të parë këtë vit me frekuenca të ulëta, por që janë premtues për të rritur frekuencat dhe fluturimet drejt Shqipërisë. Më konkretisht bëhet fjalë për Azerbaxhanin, Arabinë Sauditë, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Spanja, Portugalia, vendet e Balltikut, Lituani, Letoni, Estoni. Harta prej nga vijnë vizitorët e huaj vetëm vjen duke u zgjeruar”, tha Besnik Vathi, Kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve Shqiptarë.
Sipas INSTAT-it, deri më tani kanë hyrë në Shqipëri 7.2 milionë vizitorë të huaj dhe parashikohet që deri në fund të vitit ku numër të shkojë në 9.2 e ndoshta në 10 milionë vizitorë të huaj.
Top Channel