Sveçla i jep një tjetër goditje të fortë Beogradit zyrtar dhe pretendimeve të tij se nuk ka gisht në përshkallëzimin e fundit të situatës në veri.
Ministri i brendshëm i Kosovës njoftoi se njëri nga tre agresorët e armatosur serbë, të vrarë të dielën gjatë shkëmbim zjarrit me policinë, është ish truprojë e shefit të Agjencisë serbe të Inteligjencës, Aleksandar Vulin.
“Dje përmes pamjeve video, dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësit të aksionit terrorist Milan Radojiçiç. Ndërkaq, sot është konfirmuar se njëri nga të vrarët, që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, gjatë vizitës së tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, shkruan Sveçla.
Një ditë më parë Sveçla deklaroi se nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçic kishte organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre. Ai publikoi disa pamje të marra me dronë, ku siç tha, shihet Radoiçiçi i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar, dhe të veshur me uniforma. Ministri i jashtëm serb reagoi pas publikimit të videos duke thënë se është e “dukshme” që ajo nuk daton nga dita e sulmit në veri të Kosovës. “Nuk kam asnjë informacion nëse personi në video është Radoicic apo jo, vërtet nuk e di”, tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë, duke shtuar se sipas tij bëhet fjalë për një mashtrim dhe videoja nuk është e datës 24 shtator, kur ndodhi sulmi.
Një ditë më parë Sveçla tha se nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçiç ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre.
Ai ka publikuar pamje me dron, dhe aty pretendohet se shihet Radoiçiç i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar, dhe të veshur me uniforma.
Në Serbi, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç ka thënë se shihet qartë që video-incizimi nuk është i ditës së sulmeve në veri të Kosovës.
“Nuk e kam atë informacion nëse ai [Radoiçiç] është në video-material apo jo, nuk e di”, ka thënë ai për Radiotelevizionin e Serbisë.
Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje që fajtorët të dalin para drejtësisë.
Top Channel