Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Si rezultat i kontrolleve në Belsh, janë evidentuar 6 raste të drejtimit të motomjeteve, pa leje drejtimi.
Për këto raste, janë vënë në pranga shtetasit A. P., 19 vjeç, banues në fshatin Dëshiran dhe S. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Vlashuk, si dhe po precedohen në gjendje të lirë shtetasit R. M., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë, E. T., 71 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, S. U., 72 vjeç, banues në fshatin Shkëndi dhe V. D., 63 vjeç banues në Elbasan.
Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel