Shkatërrohet grupi kriminal i vrasësve me pagesë, 15 të arrestuar, mes tyre një grua! Zbulohen 6 vrasje

27/09/2023 22:23
Foto Ilustruese

Një megaoperacion i Policisë së Shtetit ka shkatërruar një grup kriminal që kryenin vrasje me pagesë.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson për Top Channel se në total janë arrestuar 15 persona në qytete të ndryshme dhe janë zbuluar 6 vrasje.

Veç vrasjeve janë zbuluar edhe 5 raste të vënies së tritolit, plagosje dhe tentativa vrasjesh.

Arrestimet janë kryer pas bashkëpunimit të një të arrestuari nga policia e Lushnjës i cili akuzohej për një grabitje në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe një grua e dyshuar si e përfshirë në ngjarje të rëndë kriminale.

Operacioni është në vijim ndërsa pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar për operacionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA