Rusia akuzon agjencitë e SHBA-së dhe Britanisë se kanë ndihmuar në planifikimin e sulmit në flotën e Detit të Zi

27/09/2023 14:15

Rusia ka akuzuar aleatët perëndimor të Ukrainës se kanë ndihmuar në planifikimin dhe kryerjen e sulmit raketor të javës së kaluar në selinë e flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar.

Nuk ka dyshim se sulmi ishte planifikuar paraprakisht duke përdorur mjetet e inteligjencës perëndimore, asetet satelitore të NATO-s dhe avionët zbulues dhe u zbatua me këshillën e agjencive të sigurisë amerikane dhe britanike dhe në koordinim të ngushtë me to”– tha gjatë një konference për shtyp zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Moska ka pretenduar se aleatët e SHBA-së dhe NATO-s po marrin pjesë aktive në konflikt duke furnizuar armë, duke shkëmbyer informacione dhe duke ndihmuar në planifikimin e sulmeve ndaj instalimeve ruse në Ukrainë.

Kjo akuzë vjen pas shfaqjes së provave video sot që sugjerojnë se admirali Viktor Sokolov, komandanti i flotës, është ende gjallë, në kundërshtim me pretendimet e mëparshme të Ukrainës se ai ishte në mesin e 34 oficerëve të vrarë në sulmin e fundit në qytetin port të Sevastopolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA