Pikniku kthehet në ‘panik’ kur ariu i pyllit ndërpret ditëlindjen e djalit në Meksikë (video-foto)

27/09/2023 17:10

Nëna e guximshme mbrojti birin e saj duke qëndruar palëvizur fare pranë turirit të një ariu që kërceu në tryezën e tyre të piknikut duke ngrënë të gjitha ushqimet e piknikut.

Silvia Macias, nga kryeqyteti  Mexico City organizoi piknikun në parkun Chipinque për ditëlindjen e 15 të djalit të saj Santiago.

Por disa minuta pasi ishin ulur ariu i zi u shfaq nga bimësia dhe pa pyetur askënd u ngjit në tryezë duke ngrënë tako-t, perimet dhe salcat e tavolinës.

Në video shihet Silvia që mban djalin e saj duke i mbuluar sytë prej frikës nga kafsha.

Nëna tha më pas se e kishte marrë parasysh se mund të hasnin arinj pasi ata janë parë në park edhe herë të tjera, madje kishte përgatitur një plan në rast përballjeje me kafshën.

Silvia tha: “Gjëja më e keqe është se Santiago mund të trembej pasi i ka frikë kafshët, edhe qentë e macet. Kisha frikë se do të ulëriste dhe do të trembte ariun që nuk dihet si mund të reagonte”.

Por për fat plani funksionoi dhe Silvia e Santiago qëndruan të qetë derisa ariu mbaroi ushqimet e preferuara dhe u largua.

Pasi ariu u largua mikja e familjes Angela Chapa që ishte me ta, pa një pjatë ushqimi që nuk ishte mbaruar dhe e largoi nga tavolina nga frika e përsëritjes së episodit.

Ariu e ndoqi dhe pjatën e hedhur dhe më pas u lagua.

Silvia tha më pas se nuk e konsideronte veten një heroinë, por sipas rastit tha se ishte “vetëm një nënë që mbronte këlyshin e saj”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA