Nxihet qielli në kryeqytetin e Groenlandës, zyrtarët thonë se vjen prej zjarreve të Kanadasë (foto-video)

27/09/2023 19:33

Kryeqyteti i ishullit arktik të Groenlandës, Nuuk, ishte sot i veshur me një shtresë të frikshme tymi të zi, për të cilët zyrtarët thonin se vjen prej zjarreve në pyjet e Kanadasë.

Rezidentët e ishullit që gjendet disa qindra kilometra larg brigjeve kanadeze raportohet se përshkruanin dhe një erë druri të djegur, shkruan rrjeti AFP.

Kanadaja vuan sivjet zjarret më të rënda në pyjet e saj të cilat kanë prekur të gjitha 13 provincat e territoret e vendit duke mbjellë shkatërrim e duke shkaktuar evakuime të gjera.

Studiuesja Caroline Bouchard, e cila jeton në brigjet perëndimore të Groenlandës, përshkruante atmosferën atje si “apokaliptike”.

“Të hënën ishte sikur dielli nuk lindi fare,” tha ajo për rrjetin AFP nga kryeqyteti Nuuk, duke shtuar se mezi merrte frymë prej tymit.

Shumë imazhe në rrjetet sociale tregonin qiellin e errësuar frikshëm në disa pjesë të Groenlandës.

Studiuesit thonë se veshja e qiellit vjen prej zjarreve masive të Kanadasë, me tymin që duket se ka udhëtuar për të kaluar oqeanin Atlantik.

Bouchard tha se ishte hera e parë që shihte diçka të tillë në Groenlandë, që prej nisjes së zjarreve në Kanada.

FOTO GALERI
2/3
Studiuesja Caroline Bouchard, e cila jeton në brigjet perëndimore të Groenlandës, përshkruante atmosferën atje si “apokaliptike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA