Inside Story/ “Policia greke na erdhi në shtëpi se po këndonim shqip”, emigrantët rrëfejnë diskriminimin

27/09/2023 21:36

Disa nga emigrantët që ne intervistuam kanë kujtuar episode “raciste që ju kanë ndodhur.

Ata apelojnë që të kenë më shumë mbështetje nga shteti shqiptar, që në këtë rast është më i dobëti në ballafaqimin me fqinjin jugor.
“Mbaj mend një rast dhe skam për ta harruar kur vetë drejtoresha e kopshtit më tha që jeni shqiptar dhe nuk e pranoj vajzën në kopsht. Unë përdora mënyra të tjera dhe arrita ta regjistroja në kopsht që të mësonte gjërat e domosdoshme që kishte si fëmijë” u shpreh emigrantja, Anita Vodo.
“Kam thuajse 30 vjet që jetoj këtu dhe kam 10 vjet që punoj taksi. Problemet janë pambarim këtu që lidhen me shqiptarët këtu. Por unë po prek atë që është më kryesore. Meqë punoj taksi dhe kam kontakt me cdo kategori dhe shoh shumë racizëm. Një herë mora një plakë kur binte shi dhe ai më tha nëse je shqiptar nuk hypi, mbylla derën dhe ika” u shpreh emigranti, Besnik Musta.
“Kush kujdeset për ne, këtu na vrasin, këtu na mashtrojnë këtu na torturojnë në mënyra të ndryshme duke na sorollasin. Kam bërë një herë një darkë në shtëpi dhe na erdhi policia pse këndonim shqip. Ndërsa në Shqipëri këndohet çfarë të duash” u shpreh emigrant, Shefik Hysa.
Bazuar në informacionin e Drejtorisë së Menaxhimit të Imigracionit në Greqi rezulton se nga viti 2019 deri në 2022 janë riatdhesuar mbi 14 mijë shqiptarë.

Top Channel