Duket se sjellja e policisë greke bëhet pak më e ashpër në pikat kufitare kur mes dy vendeve ka mosmarrëveshje.

Madje nëse shtojmë këtu edhe trumbetimin që bën media greke me konotacion negativ, emigrantët ndjejnë në kurriz edhe ngacmimet e shoqërisë. Këtu duhet të theksojmë edhe njëherë se këto raste janë të shkëputura, pasi raportet mes dy popujve janë mjaft të mira.

“Për të prekur pjesën e dokumenetve nuk do të thoja por shumë herë shohim që kemi radhë në kufi. Këtë kam vënë re unë personalisht që kur ndodh diçka pak radhët në kufi sikur zgjaten. E kam përjetuar unë vetë kam qëndruar 4 netë në radhë në kufi në 2003-2004”, u shpreh avokatja Emira Zani.

“Unë mendoj që me çfarë do lloj ngjarje që ka ndodhur mes dy shteteve, politika është bërë edhe më e ashpër me ne që e kemi vuajtur këtu në Greqi, si me vajtje-ardhjet, me kalimet në kufirin në Kakavijë si në marrëdhënie me punën. Sepse e ndeshim në jetën e përditshme kur shkojmë në punë të nesërmen dikush na thotë pse po silleni keq, pse Edi Rama po rrëzon shtëpitë në Himarë” u shpreh emigrantja Anita Vodo.

“Konkluzioni ynë është se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira. Ashpërsimi i politikës nuk ndikon si dikur që bënin operacionin fshesa”, u shpreh Arben Cani nga shoqata e emigrantëve në Greqi.

Top Channel