Gazetari Marin Mema ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story eksperiencën e tij në veri të Kosovës, ku grupet ekstremiste serbe kanë kërcënuar ekipin. 

Sipas Memës, pas gjithë këtij racizmi qëndron Raidoçiç dhe shprehet se e gjithë kjo ngjarje është një kolonizim i dukshëm në sytë e botës.

“Grupet ekstremiste serbe na kanë kërcënuar. Kjo ishte formë e drejtpërdrejtë e dokumentuar përmes kamerave e interpretuar me zërin tonë. Këtë herë bashkëpunëtori ynë u paraqit si qytetar i Mitrovicës së Veriut që kërkonte të rindërtonte shtëpinë e djegur dhe strukturat zyrtare i thanë duhet të shkosh tek strukturat paralele. I thanë do të shkoni tek zyra tjetër se ndryshe do të keni probleme, kjo është e tmerrshme një kolonizim në sy të botës. Vuçiçi ka vizituar shumë ndërtesa në Mitrovicë të Veriut dhe pas të gjithë këtij racizmi është Radoiçiç.”– tha Marin Mema.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA