Prenotimet në Vlorë për fundvit! Qyteti bregdetar tërheq pushues nga Kosova dhe diaspora për festa
22/12 13:18
Mbi 60 % e mollëve në fshatin Burimas në bashkinë e Maliqit janë dëmtuar nga breshëri ndërsa dhjetëra familje fermere kanë pësuar dëm të konsiderueshëm ekonomik.
Në këtë fshat janë rreth 200 ha sipërfaqe me mollë të dëmtuara ndërsa fermerët përballen me të njëjtin fenomen për të tretin vit radhazi. Situata për ta tani është bërë e pa menaxhueshme ndaj pohojnë se e vetmja mundësi u mbetet emigrimi për shkak se Shqipëria ka politika të pamjaftueshme për mbrojtjen e prodhimit bujqësor.
Në qarkun e Korçës breshëri i tre ditëve më parë dëmtoi qindra fermerë të cilët prisnin të vilnin pemëtoret me mollë por edhe pse ky fenomen është i përsëritur vit pas viti, për ta nuk është gjetur asnjë zgjidhje.
Top Channel