Admirali ‘i vdekur’ rus thotë se ‘jeta vazhdon’ pas pretendimeve të Ukrainës se u vra në sulmin me raketë (video-foto)

27/09/2023 21:41

Është publikuar sot një video e re nga Moska ku jepet një intervistë me atë që duket i admirali ‘i gjallë’ i flotës së detit të Zi, Viktor Sokolov — disa ditë pasi forcat speciale të Ukrainës njoftuan se ishte vrarë në një sulm me raketë.

Televizionet shtetërore jepnin sot pamjet e Sokolov i cili i jepte medalje një skuadre futbolli të flotës ruse.

Komenti televiziv në video thoshte se pamjet ishin regjistruar më 27 shtator, por kjo nuk mund të verifikohej.

Sokolov u pyet të thoshte diçka për banorët e qytetit port të Sevastopol “në lidhje me atë që kishte ndodhur” — duke iu referuar pretendimit të Ukrainës se ishte mes 34 të vrarëve në sulmin me raketë të premten ndaj selisë së flotës ruse atje.

Në sulm raportohet se gjithashtu 105 njerëz u plagosën.

“Çfarë ndodhi me ne? Asgjë nuk ndodhi me ne,” u përgjigj shkurt Sokolov. “Jeta vazhdon. Flota e Detit të Zi vazhdon detyrat e ngarkuara nga komanda”.

“Forcat e sipërfaqes, ato nëndetare dhe bregdetare po kryejnë detyrat e tyre”, shtoi admirali duke ngritur lart efektivët e marinës ruse.

Kjo është video e dytë e Sokolov që publikohet nga Rusia brenda dy ditëve.

Më herët ministria e mbrojtjes publikoi pamjet e komandantit që merrte pjesë në video konferencën me ministrin Sergei Shoigu dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë.

Ukraina tha se 105 ushtarakë u plagosën në sulmin me raketë ndaj selisë së Flotës Ruse të Detit të Zi, por kanalet ruse të rrjetit Telegram kishin përgënjeshtruar lajmet.

Rrjetet ruse në Telegram si ‘Grey Zone’ dhe Military Informant’ thonin se kreu i flotës, Admiral Viktor Sokolov, i cili u shfaq në takimin e ministrisë së mbrojtjes, nuk gjendej në selinë e goditur nga raketa në Sevastopol në kohën e sulmit.

Lufta e informacionit në rrjet për të fituar opinionin publik, është një nga aspektet më të ashpra të konfliktit në Ukrainë, pas përplasjeve te përgjakshme me arme ku vdesin djem te rinj.

FOTO GALERI
3/4
Ukraina tha se 105 ushtarakë u plagosën në sulmin me raketë ndaj selisë së Flotës Ruse të Detit të Zi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA