Nënstacionet e Ukrenergo janë mbrojtur nga sulmet me raketa përmes një kombinimi të mbrojtjes aktive, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, dhe mbrojtjen pasive që përfshin fortifikime inxhinierike.
Kryetari i bordit drejtues të Ukrenergo, Volodymyr Kudrytskyi konfirmoi se rrjeti i transmetimit është i përgatitur për të përballuar ngarkesat e energjisë dimërore, megjithëse importet e energjisë elektrike do të jenë vendimtare, raporton Ukrainska Pravda.
Kudrytskyi theksoi koordinimin e vazhdueshëm me autoritetet qeveritare dhe ushtarake për të mbrojtur objektet energjetike të Ukrainës nga kërcënimet e mundshme ruse.
Sipas Kudrytskyit, nuk janë planifikuar ende ndërprerje të energjisë elektrike dhe se çdo ndryshim do të varet nga situata në zhvillim.
Top Channel