Më shumë se 1,000 fëmijë të zhdukur vetëm këtë vit në këtë shtet të SHBA (fotot)

26/09/2023 17:18

Lajme trazuese vijojnë të nga vijnë nga SHBA teksa më shumë se 1000 të mitur janë raportuar të zhdukur në 2023 vetëm nga veriu i shtetit verilindor i Ohio.

Mediat vendase raportojnë tmerrin e rritjes së shifrave teksa 45 fëmijë janë zhdukur pa u kthyer më vetëm këtë muaj nga zona Cleveland-Akron, ndërsa në gusht kishin humbur tragjikisht 35 të mitur, sipas faqes zyrtare të të humburve në Ohio.

Zhdukjet e pashpjeguara po krijojnë një tendencë tragjike në veri të Ohio, duke nisur nga maji sivjet kur rreth 30 fëmijë u zhdukën.

Prokurori i përgjithshëm i Ohio, Dave Yost përsëriste dje se kjo që po ndodh është alarmuese, edhe psemund të ketë zmadhime relative të shifrave prej mospërputhjeve të raportimit.

Ai shtonte se disa prej tyre janë të larguar nga shtëpitë, por kjo nuk shpjegon zhdukjen e tyre pa asnjë gjurmë, që çon në konkluzione si trafikimi seksual, pengmarrjet apo ngjarje akoma më të zymta që janë raportuar të ndodhin me të miturit.

“Kam frikë se shumë gjëra bien mes të çarave të shoqërisë, siç janë dhe fëmijët e humbur. Unë mbështetem më shumë te vendosmëria e prindërve sesa te burokratët që tentojnë të bëjnë punën e tyre duke hedhur të dhënat në kompjuter”.

John Majoy, kreu i shoqatës së fmëijëve të humbur në Cleveland kishte ngritur më parë alarmin për zhdukjen tragjike të fëmijëve.

“Për arsye të panjohura në 2023, po shikojmë një tendencë trazuese të fëmijëve që trafikohen, përfshihen në banda apo aktivitete drogash”, tha ai më herët për rrjetin Fox News, duke shtuar se diçka të tillë nuk kishte parë në të gjithë karrierën e tij 33 vjeçare.

Majoy shtoi se kushtet e vështira ekonomike e shoqërore bëjnë që shumë fëmijë të largohen, dhe më pas të bien pre e predatorëve që janë “ujq të veshur me lëkurë deleje”.

Mes të zhdukurve tragjikë janë 15 vjeçari Keshaun Williams, i zhdukur pas një feste në shtëpinë e një shoku më 17 qershor.

14 vjeçari Gideon Hefner, u zhduk pa lënë gjurmë më 12 shtatori nga qyteza American Township, ashtu si dhe Camryn Nicole Golias, 17 vjeçe, në fillim të muajit në Akron.

Prindërit e fëmijëve kanë bashkuar përpjekjet për kërkimin e tyre, si në rastin e Breana Brown, që ka nisur organizatën ‘Join Us in Minors Protection’ për ndihmë dhe ndërgjegjësim ndaj tragjedisë.

“Ne duam të dimë çfarë po ndodh në komunitetin tonë, dhe veçanërisht me fëmijët tanë. Kemi kaq shumë fmëijë të humbur, çfarë po ndodh?”, tha gruaja.

FOTO GALERI
2/5
Prindërit e fëmijëve kanë bashkuar përpjekjet për kërkimin e tyre, si në rastin e Breana Brown, që ka nisur organizatën ‘Join Us in Minors Protection’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA