Kapiteni i kroçerës në Budapest burgoset mbi 5 vjet për tragjedinë e 2019 në Danub (fotot)

26/09/2023 19:18

Një gjykatë në Budapest ka dënuar sot me 5 vjet e gjysmë burg kapitenin ukrainas të një kroçere, për rolin e tij në aksidentin e vitit 2019 ku humbën jetën 27 persona, kryesisht turistë nga Korea e Jugut.

Gjykatësja Leona Nemeth dha dënimin për kapitenin duke e shpallur fajtor për nje akuze neglizhence por duke rrëzuar 30 akuzat e mosdhënies së ndihmës për të prekurit e tragjedisë.

“Mungesa e kujdesit dhe e vëmendjes nga i akuzuari në lidhje me dy krocerat kërkon një dënim më të lartë se rangu i zakonshëm për akuzat”, tha mes të tjerash Nemeth.

Zsolt Sogor, ishte avokati i kompanisë së kroçerës së fundosur të kompanisë Panorama Deck, e cila operonte barkën e tragjedisë Mermaid.

“Një anije e madhe 5000 tonëshe si kroçera Viking u përplas me Mermaid, e cila u fundos brenda disa sekondash. Kjo nuk është një lojë dhe ata që drejtojnë këto mjete duhet të jenë të kujdesshëm, ata duhet të mbajnë përgjegëjsi”, tha Sogor.

27 njerëz humbën jetën në tragjedi, ndërsa një prej trupave nuk u arrit të gjendej.

Gabor Toth, avokati mbrojtës i kapitenit të dënuar tha se ishte i kënaqur me vendimin:

“Mendoj se është një sukses që të paktën arritëm të bindim jurinë që nuk kishte neglizhim për dhënie të ndihmës, prandaj përgjegjësia për një akuzë neglizhence është e drejtë”.

FOTO GALERI
3/5
"Mungesa e kujdesit dhe e vëmendjes nga i akuzuari në lidhje me dy krocerat kërkon një dënim më të lartë se rangu i zakonshëm për akuzat”, tha mes të tjerash Nemeth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA