Kanosi infermierin, shpallet në kërkim 49-vjeçari në Maliq të Korçës

26/09/2023 15:37

Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq të Korçës, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë infermierin pranë Qendrës Shëndetësore të fshatit Klocë, shtetasin B. R., 37 vjeç.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Gj..

Vijon puna për kapjen e 49-vjeçarit R. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA