Kandidati demokrat hedh dyshime mbi versionin zyrtar të sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA (fotot)

26/09/2023 21:37

Kandidati i mundshëm i demokratëve për president ka thënë dje se nuk është i bindur nga hetimet për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në New York.

Në një intervistë të fundit, aspiranti për kandidat presidencial Robert F Kennedy Jr, ka ngritur teori të çuditshme mbi sulmet e 11 Shtatorit duke refuzuar të pranonte nëse grupi al-Kaida ishte përgjegjës për sulmet në New York e Washington DC.

“Unë nuk i pranoj gjithmonë shpjegimet zyrtare,” tha ai mes të tjerash, sipas rrjetit britanik TheGuardian.

Avokati 69 vjeçar Kennedy, është i biri i ish-kryeprokurorit të SHBA dhe senatorit të New York, Robert F Kennedy dhe nip i ish-presidentit John F Kennedy, të dy të vrarë në atentate të pazgjidhura deri më sot.

Ai po sfidon Joe Biden për kandidaturën demokrate vitin që vjen, por edhe pse është mbrapa në sondazhe ka mbështetje prej historisë së familjes së tij, dhe si aktivist i vjetër kundër vaksinave te Covid.

Në intervistën e Kennedy me Peter Bergen, ky i fundit e pyeste nëse Kennedy “e kishte ngrënë” shpjegimin zyrtar të sulmeve të 11 Shtatorit 9/11, ku politika ne SHBA pranonte bashkarisht se Al-Kaida ishte përgjegjëse dhe kishte fluturuar avionë në kullat binjake dhe në Pentagon, ndërsa një tjetër avion ishte përplasur në Pennsylvani.

Sulmet shkaktuan vdekjen e menjëhershme të 2,977 njerëzve dhe nisën ato që do të ktheheshin në më shumë se dy dekada luftë për SHBA.

Kennedy tha: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur më 11 Shtator. Unë e kuptoj shpjegimin zyrtar por e di se ka dhe kundërshtime. Nuk e kam studiuar shumë. Nuk jam personi i duhur për të folur për këtë.”

Bergen pyeti sërish: “Pra keni dyshime nese ishte al-Kaida përgjegjëse?”

Kennedy ngriti një nga teoritë kryesore të konspiracionit për 11 Shtatorin, atë të kullës së tretë 7 World Trade Center, që ndodhej pranë kullave binjake e cila u shemb disa minuta pas sulmeve pa u goditur nga asgjë në dukje.

Ai tha: “Epo, ju e dini … ka gjëra të çuditshme që ndodhin, që nuk duken se … Një nga ato ndërtesat në New York që u shemb nuk u godit nga asnjë avion, nuk e di cila ishte, ndërtesa shtatë apo ndërtesa 10?”

Bergen reagoi: “Ajo më duket se u shemb pasi dy kullat binjake i ranë sipër, apo jo?”

Para se të hynte në politikë Kennedy ka qenë avokat mjedisor që ka punuar në mbrojtjen dhe pastrimin e lumit Hudson në New York.

Ky i fundit u përgjigj: “Jo, ato nuk u shembën mbi të. Unë kam zyrat aty në Manhattan, ishim afër. Pastaj ka foto e filmime të shembjes që tregojnë se asgjë nuk ishte shembur sipër saj”.

“Dua të them … nuk dua të komentoj për teori të ndryshme pasi janë pyetje të vështira … unë nuk kam shpjegime, nuk kam njohuri … por kjo që po përsërisni e di që nuk është e vërtetë.”

Ndërsa në komentet pas intervistës Bergen tha: “Sa për të qartësuar … hetimet qeveritare zbuluan rrjedhimsihst se ndërtesa WTC7 e shembur pranë kullave binjake, ra prej inerteve të shembjes së dy kullave, që shkaktuan zjarre dhe kjo solli shembjen e ndërtesës. Kjo është diçka e dokumentuar dhe nuk ka asgjë ‘të çuditshme’ këtu”.

Kennedy vazhdonte: “Nuk është se po mbështes apo kundërshtoj diçka por them në përgjithesi se duhet të jetë e lejueshme për të hedhur dyshime mbi narrativën zyrtare të një shteti”.

Bergen tha: “Jam plotësisht dakord me ty … kam raportuar për al-Kaida për dy dekada, dhe kam intervistuar Bin Laden, kështu që nuk jam i ri në këtë.”

Kennedy tha se admironte Bergen për këtë.

Bergen vazhdoi më tej: “Por për hetimet e 11 Shtatorit, ato ishin hetimi kriminal më i madh i historisë. Kishte rreth 500,000 linja hetimi, 170,000 intervista dëshmitarësh. Dhe ju nuk e pranoni versionin zyrtar …”

 

Kennedy tha: “Mos më trego çfarë pranoj apo nuk pranoj … këtë nuk e pranoj.”

Bergen tha: “OK, çfarë jeni duke thënë atëherë?”

Kennedy tha: “Po them që nuk ka ekspertizë.”

Bergen tha: “Po ju sërish keni dyshime për këtë?”

Kennedy tha: “Epo … unë vetë nuk i kam parë të dhënat. Dhe kjo është fat i mirë për mua Peter, sepse do ma kishin vështirësuar jetën … unë nuk i pranoj gjithmonë shpjegimet zyrtare.”

Duke komentuar mbi të gjithë bisedën Bergen pranoi se “teoritë e konspiracionit për 11 Shtatorin sillen të gjitha te shembja e ndërtesës së tretë World Trade Center 7.

“Për këtë cështje kam hetuar dhe intervistuar vetë qindra njerëz,” tha Bergen. “Dhe nëse pozita juaj tregon se keni dyshime për 11 Shtatorin, ky skepticizëm nuk besoj se do t’ju ndihmojë për t’u bërë president”, përfundoi intervistuesi./TheGuardian/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA