Basha ndal turin e takimeve në lagjen e tij të vjetër në Tiranë: Të vendosim interesat e njerëzve në qendër të politikëbërjes

26/09/2023 11:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij të takimeve, është ndalur paraditen e sotme në lagjen e tij të vjetër në njësinë administrative numër 8 në Tiranë.

Pas kafes se mëngjesit me dashamirës dhe simpatizantë të lagjes, Basha ka zhvilluar biseda të shumta me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të kësaj zone, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen ekonomike dhe politike të vendit.

Larg debateve dhe zhurmës politikës, Basha ka kërkuar të dëgjojë problematikat e qytetarëve me qëllim që të gjejë format dhe mënyrat për të forcuar rolin e tyre në vendimmarrje dhe për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve.

“Çdo ditë pranë njerëzve, për t’i dëgjuar ata nga afër, për ta vënë politikën në shërbim të tyre. Qytetarët, tregtarët, sipërmarrësit në zemër të Tiranës, më thonë atë që çdo shqiptar di dhe ndjen në xhepin e tij, se ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi te ngushtë, dhe se ajo fatkeqesisht nuk ju ofron atyre mundësitë që meritojnë.

Ekonomia jonë duhet të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe hapja e garës në sistemin politik përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore. Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve dhe një qeveri e vogël në shërbim të tyre janë kushte të domosdoshme për të vendosur interesat e qytetarëve në qendër të politikëbërjes, duke u dhënë atyre te gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen me të mirë për familjet e tyre”- shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA