Admirali i rus shfaqet çuditërisht në video-konferencë edhe pse ‘kishte vdekur’ më parë në sulm (fotot)

26/09/2023 16:42

Komandanti i flotës ruse të detit të Zi është shfaqur dje në mënyrë misterioze në një takim të drejtuesve të lartë ushtarakë të Moskës, edhe pse ishte deklaruar i vrarë disa ditë më parë nga ushtria e Ukrainës.

Në videot dhe fotot e shpërndara nga ministria ruse e mbrojtjes, shihet admirali Viktor Sokolov që merr pjesë në takimin në lidhje video me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe krerë të tjerë të ushtrisë.

Dhe në fakt admirali dukej të fliste në takim por shihej që rrihte qepallat sa për të treguar që ishte gjallë, ndërsa dhe karrigia e tij dukej ndryshe nga komandantët e tjerë detarë.

Shfaqja e tij misterioze vjne pasi zëdhënësi i Kremlinit refuzonte më herët të komentonte mbi pretendimet ukrainase se Sokolov ishte vrarë gjatë përplasjeve ushtarake.‌

Ukraina ka njoftuar kësaj javë se Sokolov ishte një nga 34 ushtarakë të vrarë në një sulm me raketë ndaj selisë së flotës ruse në portin e Sevastopol.‌

Kritikët pretendonin se shfaqja e admiralit në video mund të ishte një inskenim teknik për të çmontuar pretendimet e vrasjes së tij.

Ndërkohë nuk ka ende komente për çështjen nga ushtria e Ukrainës.

Ukraina tha se 105 ushtarakë u plagosën në sulmin me raketë ndaj selisë së Flotës Ruse të Detit të Zi, por kanalet ruse të rrjetit Telegram menjëherë përgënjeshtronin lajmet.

Rrjetet ruse në Telegram si ‘Grey Zone’ dhe Military Informant’ thonin se kreu i flotës, Admiral Viktor Sokolov, u shfaq në takimin e ministrisë së mbrojtjes dhe se ai nuk gjendej në selinë e goditur nga raketa në Sevastopol në kohën e sulmit.

Lufta e informacionit në rrjet për të fituar opinionin publik, është një nga spketet më të ashpra të konfliktit në Ukrainë, pas përplasjeve te përgjakshme me arme.

FOTO GALERI
1/3
Viktor Sokolov shihet (ne rreth) që merr pjesë në takimin në lidhje video me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe krerë të tjerë të ushtrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA