​Kurti: Dy vite më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë në kufi, që atëherë dhuna është intensifikuar

26/09/2023 19:16

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dy vjet më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë dhe ambasadorin rus “në kufirin tonë për të na frikësuar”.

Shefi i ekzekutivit ka shkruar se prej atëherë dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në përkushtimin tonë për ruajtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA