Vodhi para në një banesë në Lushnjë, vihet në pranga një 46-vjeçar

25/09/2023 13:03
Foto Ilustruese

Një 46-vjeçar në Lushnjë është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë.

Denoncimin e ka bërë shtetasi H.P, ku sipas tij banesa e tij ishte grabitur.

46-vjeçari B.B u identifikua menjëherë dhe u bë e mundur kapja e tij. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma e parave të vjedhura dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA