Video/ Pasagjerët e rrotullueses mbesin me kokë poshtë 25m në lartësi pas defektit në parkun e zbavitjes (fotot)

25/09/2023 17:12

Pamje tronditëse janë publikuar nga një park lojrash në Kanada ku të rinjtë të ngjitur në një mjetet rrotullues mbeten të varur me kokë poshtë për të paktën gjysmë ore të shtunën.

Pasagjerëve raportohej se u binin lotët përsëri në sytë e tyre teksa kishin mbetur me kokë poshtë  në “Sëpatën rrotulluese” në parkun e Wonderland në Ontario, njoftonin mediat kanadeze.

Pamjet e tmerrshme në rrjetet sociale tregonin lojën gjigante në formë lavjerrësi të bllokuar në këndin 180-gradë.

Pasagjerët e saj të tmerruar thonin se ‘nuk i ndjenin më këmbët’ teksa vareshin në parkun e njohur të zbavitjes.

Rreth gjysmë ore më pas në orën lokale 11:05 të darkës punonjësit kishin arritur të ulnin krahun e çekiçit.

11 vjecari Spencer Parkhouse, që ishte ngjitur në mjetin e rrotullimit bashkë me motrën 15-vjecare Mackenzie Parkhouse, tha se fillimisht besonte se ndalesa ishte pjesë e lojës.

“Pastaj nisëm të mendojmë kur do të zbresim? A do të zbresë ndonjëherë kjo?” tha Spencer për rrjetin CBC.

Parku Lumberjack është hapur në vitin 2018 dhe ka dy lavjerësat në formë sëpate që arrijnë në 25 metra lartësi, sipas parkut  Canada’s Wonderland.

Dje parku ishte i mbyllur teksa zyrtarët kryenin hetimet e incidentit.

FOTO GALERI
1/3
Pasagjerët e saj të tmerruar thonin se ‘nuk i ndjenin më këmbët’ teksa vareshin në parkun e njohur të zbavitjes.

Top Channel