Kamala Harris pritet të fitojë $20 milionë për librin mbi fushatën e dështuar presidenciale dhe sekretet e Biden (fotot)
18/12 21:25
Ukraina ka pretenduar se komandanti i flotës ruse të Detit të Zi, admirali Viktor Sokolov, u vra gjatë një sulmi të premten.
“Pas goditjes në selinë e flotës ruse të Detit të Zi [në Sevastopol], 34 oficerë u vranë, duke përfshirë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi”, thanë Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës në një përditësim në Telegram sot .
Më shumë se 100 ushtarakë të tjerë rusë u plagosën në sulm, tha ajo.
Moska tha më parë se një ushtarak ishte zhdukur pas sulmit.
Ukraina nisi një tjetër sulm me raketa në Sevastopol të shtunën në mëngjes.
Top Channel