Ngjarja e rëndë e një dite më parë në Kosovë është pasqyruar pothuajse në të gjitha mediat botërore, përfshirë edhe ato serbe.
Nga disa prej mediave serbe, Policia e Kosovës konsiderohet terroristë, ndërsa kryeministrin Albin Kurti, fajtor për vrasjet në veri.
“Terroristët e Kurtit vrasin serbët”, ka shkruar media serbe “Alo”, ndërsa media tjetër “Informer” ka shkruar “Gjaku është në duart e Kurtit”.
Analisti boshnjak dhe pedagogu i Universitetit të Vjenës, Vedran Xhihiç në rrjetin e tij social ka publikuar disa prej titujve të mediave.
“Dita e parë pas sulmit nga grupi i armatosur serb në veri të Kosovës në mediat tabloide serbe. Mirë se vini në universin paralel propagandistik të regjimit në Serbi”, ka shkruar Xhihiç.
Tag eins nach dem Angriff der bewaffneten Gruppe der Serben im Norden des #Kosovo in serbischen Boulevardmedien:
„Terroristen von Kurti töten Serben.“
„Blut klebt an den Händen von Kurti.“
Etc.Willkommen im Propaganda-Paralleluniversum des Regimes in #Serbien. pic.twitter.com/Ln1676oliS
— Vedran Dzihic (@vedrandzihic) September 25, 2023
Nga ana tjetër, edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë fajtor Kurtin për ngjarjet dhe tensionet Kosovë-Serbi.
“Albin Kurti është fajtori i vetëm. Albin Kurti është ai që dëshiron konflikt dhe luftë. Ai dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n”, ka thënë Vuçiç.
Ndërsa është pyetur se “nga ku i kishin siguruar uniformat sulmuesit” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, gjatë ditës së diel në veri të Kosovës, ai është përgjigjur: “Këto nuk janë uniforma të Ushtrisë së Republikës së Serbisë apo të Policisë së Republikës së Serbisë. Uniformat mund të blihen kudo në treg, nuk ka armë që nuk mund të gjenden askund”.
Top Channel