Shërbimi ukrainas i sigurisë shkatërron rrjetin e spiunëve rus në Kharkiv

25/09/2023 09:36

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës thotë se ka shkatërruar rrjetin e spiunëve rus në rajonin e Kharkiv.

“Kriminelët mblodhën informacione për vendndodhjen e fortifikimeve dhe rrugëve të lëvizjes së kolonave të pajisjeve ushtarake të forcave të mbrojtjes, duke përfshirë hekurudhat”- tha ai.

Katër anëtarë të dyshuar të rrjetit u arrestuan si pjesë e “operacionit me shumë faza”, tha SBU.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve u gjetën kompjuterë dhe telefona celularë, të cilët i përdornin për të kryer veprime zbuluese dhe subversive kundër Ukrainës. Gjithashtu u sekuestruan tre granata luftarake”.

Tre u akuzuan për tradhti të lartë, ndërsa tjetri u akuzua për përdorim të paligjshëm të municioneve, ndërsa SBU është ende në kërkim të një personi tjetër, i cili besohet se ka ikur në Rusi.

Të katër të arrestuarit përballen me burgim të përjetshëm.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA