Qindra pjesëmarrës në garën tradicionale të notit në detin e Senegal (fotot)

25/09/2023 18:46

Më shumë se 500 notarë merrnin pjesë dje në garën tradicionale nga kryeqyteti senegalez Dakar drejt ishullit Gorée. Organizatorët thonin se eventi i përvitshëm është tashmë në edicionin e 34-rt, dhe vijon të funksionojë si një skenë e mirë për notarët e rinj që përgatiten për Lojrat Olimpike të të Rinive, që do te kryhen në 2026 në Senegal.

Lamine Ndoye, kreu i federatës vendase të notit tha se eventi është nga më të rëndësishmit të kalendarit të këtij sporti.

“Ky është një event i njohur sportiv për Senegalin, është diçka tradicionale e jona. Tashmë të gjithë kanë dëgjuar për kalimin me not drejt ishullit dhe pyesin për datën që të përgatiten si duhet”, shprehet Ndoye.

“Kalimi Dakar-Gorée është një sfidë për të gjithë, si për notarët e rinj dhe ata me më shumë eksperiencë që marrin pjesë në kompeticione ndërkombëtare”.

Edhe kryebashkiaku i ishullit Gorée, Augustin Senghor, vlerësonte kompeticionin si një traditë vendase që tashmë njihet dhe në vende të tjera”.

“Me këtë i japin gjithashtu fëmijëve e të rinjve dashurinë për detin dhe kulturën e të notuarit. Për Senegalin kjo është e thjeshtë pasi kemi shumë notarë dhe një vijë të gjatë bregdetare”

Spektatorë të eventit shprehnin gjithashtu mbështetjen e tyre duke e quajtur iniciativë inkurajuese, e cila ka nevojë për më shumë nxitje dhe promovim nga shteti.

“Kemi parë notarë të të gjitha moshave, si fëmijë 7 – 8 vjeçarë deri te të moshuar 65 vjeçarë. Është një aktivitet i mirë për shëndetin dhe ekonominë e ishullit Gorée”, shtoi kryebashkiaku Senghor.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA