Presidenti i Azerbaixhanit në prani të Erdogan, zotohet për të drejtat e armenëve të Karabakut (fotot)

25/09/2023 18:16

Presidenti i Azerbaixhanit Ilham Aliyev tha sot se kishte “besim” për riintegrimin e armenëve etnikë të prekur nga konfikti territorial në rajonin Nagorno-Karabak, pas fitores së Bakut në sulmin kundër rezistencën në rajon.

Në fjalën e tij nga provinca e Nakhichivan, ai shoqërohej nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i cili tha: “Operacioni u krye në kohë të shkurtër dhe me kujdes ndaj të drejtave të civilëve”.

Presidenti Aliyev premtonte sot garanci për mbrojtjen e të drejtat e armenëve etnikë.

“Megjithë sulmin e pesë ditëve më parë, ne nisëm të dërgojmë ndihma humanitare në rajonin e azer të Karabak. Karburant, ushqim e mjekime u dërguan”, tha ai përkrah Erdogan.

“Kjo tregon se rezidentët e Karabak, pa dalim të etnisë së tyre, janë qytetarë të Azerbaixhanit me të drejta të garantuara”.

Erdogan, mbështetës ushtarak i Bakut, vlerësonte suksesin e Azerbaixhanit dhe shtonte se operacioni kishte kursyer civilët.

“Kjo mund të jetë një mundësi për zgjidhje të krizës. Ne presin që pala armene të shtrëngojë dorën që po i zgjasim për të arritur te paqja”, tha Erdogan.

Territoret rrethuese të Nagorno-Karabak kanë qenë nën kontrollin armen që prej vitit 1994 por Azerbaixhani rimori një pjesë të mirë të tyre pas luftës gjashtë-javore në 2020. Kjo e fundit përfundoi me armëpushimin dhe vendosjen e trupave paqeruajtëse ruse në rajon.

Por akuzat e ndërsjellta për provokime nuk kanë ndaluar dhe Azerbaixhani bllokoi rrugë-kalimin e furnizimit të Nagorno-Karabakh nga Armenia, duke shtuar tensionet.

FOTO GALERI
1/5
Presidenti i Azerbaixhanit Ilham Aliyev tha sot se kishte "besim" për riintegrimin e armenëve etnikë të prekur nga konfikti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA