SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë Diplomati Agim Nesho paralajmëroi se Serbia po vepron me skenar rus, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kosovë.
Nesho komentoi në studion e Top Story deklaratën e Vuçiç “Na vrisni të gjithëve, se njohim Kosovën”, duke e cilësuar kryeministrin serb si “lëngaraq” që pasi dështoi eliminimi i Kurtit, ka ndryshuar skenar.
“Është naiviteti ndërkombëtarve që kanë besuar se nacionalistët e rinj serb do të ndryshojnë. Lavrov në OKB tha ne po përjetojmë lindjen e një rendi të ri botëror që tregon që të gjitha forcat e tjera, si Rusia Kina dhe bishtat e tyre, po mblidhen për t’i dalë kundër perëndimit dhe kjo është. Vuçiçi e ka bërë llogarinë e tij. Kemi parë një vit më para, Vuçiç një lëngaraq që pesë herë përmendte vlerat e ambasadorëve, sivjet doli dhe tha ky perëndim hipokrit. Është skenar që u nis më përpara, skenari për eliminimin e Kurtit dështoi Ngjarjet kanë ndryshuar, Serbia po shket në një skenar rus.”- u shpreh diplomati Agim Nesho në Top Story.
Top Channel