Momentet e tmerrit kur luani i cirkut në Kinë sulmon kujdestarin që donte ta largonte nga femra (fotot)

25/09/2023 15:47

Në pamje tronditëse të publikuara në fundjavë shihet momentet e pabesueshme kur një luan cirku humbet “arsyen” dhe sulmon kujdestarin e tij mes ulërimave të audiencës gjatë performancës në Kinë.

Pamjet shokuese tregojnë momentin e përballjes së frikshme ne kafaz mes dy luanëve dhe zbutësit të tyre në skenën e Dongning në veri të Kinës.

Luani mashkull e sulmon dhe i kërcen burrit gjatë shfaqjes së 22 shtatorit, teksa luani femër qëndron ‘në gatishmëri’ duke veshtruar.

Zbutësi i kafshëve tenton të shpëtojë duke vrapuar në anën tjetër të kafazit por kafsha e ndjek duke e terrorizuar.

“Mashkulli doli përpara dhe i vinte rrotull luanit femër”, tha një dëshmitar në ngjarje.

“Dy luanët po afroheshin dhe kujdestari tentoi t’i ndante, pandaj mashkulli iu kthye burrit duke nisur kaosin brenda kafazit, shumë spektatorë të frikësuar u larguan.”

Performanca ndaloi dhe cirku u detyrua të rimbursonte spektatorët.

Zyrtarët bashkiakë njoftuan më pas se zbutësi nuk ishte dëmtuar nga luani por kishte pësuar disa plagë të lehta në krah.

Ata shtonin se cirku kishte marrë leje për të përsëritur performancën e tyre në qytet.

Cirku raportohet se ka çmontuar çardrën gjigante dhe është larguar nga qyteti Suining.

Zhvillimi vjen pas një incidenti të ngjashëm në prill kur dy luanë u arratisën nga skena dhe vërshuan mes audiencës së tmerruar gjatë një performance në Luoyang, Provinca Henan.

Edhe atëherë zyrtarët thanë se luanët u kapën pa dëmtime në njerëz ato të kafshëve.

FOTO GALERI
1/3
Një luan cirku humbet “arsyen” dhe sulmon kujdestarin e tij mes ulërimave të audiencës gjatë performancës në Kinë.

Top Channel