Të gjithëve u ka ndodhur që paratë që marrim nga rroga të zhduken shumë më herët nga sa prisnim dhe aty fillojnë vështirësitë e vërteta.

Sipas metodës kakeibo, duhet t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj që mund të mos jenë aq të nevojshëm. Pyetjet janë si më poshtë:

– A mund të jetoj pa këtë artikull?

– A do ta përdor në të vërtetë?

– A kam nevojë për të?

– Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan nga mërzia?)

– Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?)

– Si ndihem për blerjen e tij? (I lumtur? I emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjenjë?)

Në fakt me këtë metodë ju gjithmonë mendoni dy herë përpara se të bëni një blerje. 

Kur të kuptoni se ku shpenzoni pa nevojë, do të ndaloni së bërë dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje 35% të pagës suaj. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA