Lapsha, qeni me turirin më të gjatë në botë, zbavit fansat me aventurat e përditshme në rrjet (fotot)

25/09/2023 19:25

Një qen me atë që duket se është hunda më e gjatë kanine në botë, është bërë viral në rrjet teksa ndjeksit magjepsen nga aventurat e tij të pasqyruara nga te zotet.

Pronarët e Lapsha, qeni i bardhë i kanadez racës ‘borzoi’, dokumentojnë shpesh ndodhitë e përditshme të nuhatësit turi-gjatë.

Familja e saj beson se është një qen për rekord me hundën e tij, edhe pse për momentin është shumë i zënë ndjekësit e saj në rrjetin Instagram.

Llogaria e tij me të njëjtin emër ka108 000 ndjekës dhe është e mbushur me foto në kënde të ndryshme të hundës, apo shprehje që pronarët ia përshtasin aventurave të qenit atraktiv.

Aty tregohet për ndodhitë e përditshme të Lapsha, siç është fakti që është një qen i ngathët i rrëmujshëm, aq sa nuk shikon dot “përtej hundës së tij”.

Raca ruse Borzoi njihet prej kohësh për hundën e tyre të gjatë, dhe më parë përdoreshin si zagarë me nuhatje të fortë për gjahun.

Në një shëtitje të fundit pronarët e qenit shpjegojnë: “Kur është rehat, ai ul hundën e tij që i arrin deri në tokë, është e pamasë”.

Në një tjetër imazh Lapsha shihet duke shijuar një akullore për ditëlindjen e saj – por prej hundës së gjatë thuajse e rrëzon përtokë.

Familjarët shkruajnë me shaka pranë imazhit: “Morën këtë akullore për të celebruar, por duket se i shkriu me një të nuhatur”.

Dhe çdo gjë që qenushi bën duket se pëlqehen mjaft nga fansat e tij.

Një prej tyre shkruante: “Lapsha është një qen ‘borzoi’ me pamjen më ‘borzoi’ që kam parë.”

Edhe një tjetër vlerësonte kafshën: “Është si një diamant i rrallë qesharak, e dua shumë.”

FOTO GALERI
1/7
Një qen me atë që duket se është hunda më e gjatë kanine në botë, është bërë viral në rrjet teksa ndjeksit magjepsen nga aventurat e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA