Kjo javë është një sfidë për ata që duhet të kuptojnë jetën dhe çfarë duam prej saj.
Ne do të testohemi dhe ndërkohë që mund të kemi frikë nga ideja që duhet të durojmë diçka që na sfidon, dalja nga zona jonë e rehatisë është shpesh një gjë pozitive.
Nga data 25 shtator deri më 1 tetor lindin sfida dhe konflikte të rëndësishme në dashuri dhe biznes.
Për tre shenja, jeta personale do të ndikojë në jetën profesionale dhe gjërat do të vështirësohen. Mund të ketë disa trazira personale, të tilla si ndarje, dhe këto veprime mund të ndikojnë në aftësinë e tyre për t’u fokusuar dhe për të punuar pa u shpërqendruar.
Demi
Kjo javë ju bën të rishikoni synimet tuaja, pasi gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç keni dashur dhe duhet të bëni diçka për këtë, menjëherë. Ju nuk jeni nga ata që ankoheni gjatë gjithë kohës, por Hëna përballë Venusit duket se i shton mjaft dramë jetës suaj romantike.
Ju mund të mendoni se gjithçka po shkon mirë, por partneri juaj ka një mendim tjetër. Gjithashtu, ndryshimet në mentalitet mund të shfaqen dhe ju mund të filloni të kuptoni se ndërsa ndiheni aktiv dhe në gjendje të shfrytëzoni çdo mundësi, partneri juaj po ju pengon.
Luani
Ajo që fillon si një javë mjaft e mirë kthehet shpejt në një situatë kërkuese personale. Jeta juaj romantike kërkon papritur më shumë nga koha juaj. Këto ditë do të zbuloni se, për disa arsye, partneri juaj ndihet i lënë pas dore, kështu që do të dëshirojë më shumë vëmendje, dhe kjo është pikërisht ajo që keni llogaritur që të mos ndodhë, pasi keni shumë plane “të tjera” në mendjen tuaj. Sjellja e partnerit ju acaron dhe në fund do të ketë zënka për arsye të pakuptimta.
Peshorja
Hëna e Plotë tek Dashi këtë javë ju jep besimin se ëndrrat tuaja janë gati të realizohen. Pra, duke qenë se po e filloni javën me një notë pozitive, do të ndiheni të rraskapitur nga ideja se njerëzit në jetën tuaj – veçanërisht në punë – janë kaq negativë. A nuk mund të jetë dikush i lumtur qoftë edhe për pak kohë? Në punë ju ndiheni sikur po ju mbarojnë energjitë. Ajo që ju zemëron më shumë është se energjia negative e të tjerëve ndikon shumë në energjinë tuaj pozitive, e cila bëhet më e fortë, falë Hënës në Dashi. Kështu do të bëni më të mirën për të kapërcyer gjithçka, por “forcat e natyrës” që ju rrethojnë do të testojnë vazhdimisht durimin tuaj.
Top Channel