Karamuço tregon se armatimet ishin ruse: Agresorët pjesë e grupit Wagner, flisnin rusisht në Manastir

25/09/2023 21:49

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar detaje të reja mbrëmjen e sotme në Top Story, gjatë analizës që i bëri ngjarjes në veri të Kosovës. 

Karamuço u shpreh se armatimi që përdorën forcat serbe ishte rus dhe se trupat serbe që sulmuan kanë përdorur gjuhë ruse.

Ai tha se serbët janë populli më i armatosur në Evropë dhe se Serbia shet në mënyrë të kontrajtuar 1 miliardë dollarë armatime në vit.

“Kompania ruse ka bërë mbështetjen e logjistikës. Të gjithë armatimet janë të tyrët. Motori nuk është prodhim serb por rus, janë dhurata që kanë ardhur për ushtrinë serbe nga ushtria ruse. Këta kanë folur rusisht, ka dëshmi që brenda manastirit flisnin rusisht, disa prej tyre kanë marrë pjesë në Ukrainë për Wagner dhe për të mos u kuptuar flisnin gjuhë ruse. Po të shikoni radiot e tyre është e vështirë ti përgjosh, Serbia shet në mënyrë të kontrajtuar 1 miliardë dollarë armatime. Ka një arsenal shumë të madh. Janë 7 mln banorë dhe janë popullsia më e armatosur në Evropë. Armatimi ishte për 400 veta, kamioni i blinduar ishte të futeshin materialet e të sulmonin institucionet e Kosovës. Disa nga policët aty unë i kam pasur studentë dhe më thonë se janë dy non-grata njëri i listës serbe dhe Vulini, janë të implikuar, sepse këto trupa nuk vijnë në Kosovë pa miratimin e shërbimit sekret.”– tha Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA