“Ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona”, deklarata prekëse e vajzës së policit të vrarë

25/09/2023 15:43

Arbenita Bunjaku, vajza e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku gjatë ceremonisë në nder të tij tha se ndjehet krenare për heroizmin e babait të saj.

“Heroi im, babi im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi. Para kohe mbeta jetime, ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona. Nuk e di si të jetoj pa ty”, tha vajza e policit të ndjerë.

“Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pash, është shumë e rëndë për mua. Të gjitha na i mësove por asnjëherë sesi të jetojmë pa ty. Flijove jetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenarë me ty dhe heroizmin tënd. Të premtoj që do të jem gjithmonë krenare me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë”, tha mes tjerash Arbenita Bunjaku, vajza e policit të ndjerë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA