26/12 22:29
Hungaria nuk do ta mbështesë Kievin në asnjë çështje nga çështjet ndërkombëtare përsakohë “Ukraina të mos rivendosë të drejtat e mëparshme për hungarezët etnikë në territorin e saj”.
Tensionet midis Hungarisë dhe Ukrainës janë rritur, kryesisht lidhur me atë që Budapesti e sheh si kufizim në të drejtat e rreth 150,000 hungarezëve etnikë për të përdorur gjuhën e tyre amtare veçanërisht në arsim, tha kryeministri Viktor Orban në parlament.
Kjo mosmarrëveshje buron nga ligji i Ukrainës i vitit 2017, i cili vendosi kufizime në përdorimin e gjuhëve të pakicave në shkolla.
Top Channel