Humbi zgjedhjet/ Emri Vata: Patronazhistët dhe super-ministrat ishin me torbën plot të lekëve dhe premtimeve

25/09/2023 17:05

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kukësit Emri Vata, pas humbjes së zgjedhjevenjë ditë më parë, ka dhënë një deklaratë për shtyp ku ka falenderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar.

Vata tha se ishin në Kukës patronazhistë dhe ministra me “torbën plot”, të lekëve dhe premtimeve.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

Deklartë për shtyp:

Emri Vata: Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë! Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime. Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës. Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës. Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve. Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasur nevojë për dorëzanë. Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes. Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira. Uroj që vota e çdo qytetari Kuksian, të mos shpërdorohet.Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje. Miqësisht, Emri VATA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA