Josh Vickers, ish-porteri i Arsenalit të Londrës i cili luan tashmë për skuadrën e Derby County, humbi tragjikisht gruan e tij Laura nga kanceri, tre muaj pasi u martua me të.
Shokët e skuadrës i jepnin atij mbështetje në postimet ku ai shihet duke ecur dorë për dore me bashkëshorten në ditën e dasmës, tre muaj para se ajo të vdiste tragjikisht nga kanceri.
Sot në një postim në rrjetet sociale ish-futbollisti i Arsenal 27 vjeçari Josh, njoftonte se gruaja e ti kishte humbur betejën me kancerin, bashkë me videon e dasmës së tyre ku ata ecnin për dore në kopshtin e ceremonisë.
Në të tjera pamje shihet tatuazhi i Lauras me inicialet e të shoqit teksa të dy mezi mbajnë lotët duke celebruar bashkimin.
Futbollisti tregonte se i kishte propozuar Lauras vitin që shkoi në Kanada pasi kishin jetuar bashkë që prej vitit 2019. Por prej martesës Josh ka dokumentuar në rrjetet sociale betejën e gjatë të Laura me kancerin duke përfshirë seancat e kemioterapisë që nuk dhanë efekt.
Josh nuk arriti të luajnë në ndeshjen e fundit të Derby kundër Carlisle “për arsye personale “. Që prej publikimit të rrethanave të tij, mbështetja ka qenë e gjerë nga komuniteti i futbollit.
Dje skuadra e tij mundi Carlisle 2-0 falë dy golave të James Collins, teksa homazhe u bënë në fushë për humbjen e bashkëshortes së portierit.
Top Channel