“Gjaku s’falet”/ Një grup të rinjsh në Durrës ndezin qirinj në nderim të policit Afrim Bunjaku

25/09/2023 19:08

Një grup të rinjsh, pjesë e Tifozëve Kuq e Zi, anëtarë të partive politike opozitare dhe shoqërisë civile, ndezën qirinj dhe përcollën mesazhe në nderim të policit të rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

“Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, “Gjaku s’falet” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat që mbanin pjesëmarrësit të cilët vlerësuan lart rolin dhe sakrificën e policit të vrarë në krye të detyrës, për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

“Jemi mbledhur sot për t’i bërë homazhe heroit dhe për t’i thënë kujtdo që prek territorin tonë se do të marrë përgjigjen e merituar.”– u shpreh një nga të rinjtë.

Ata i bënë thirrje shtetit shqiptar të reagojë në këtë moment vendimtar.

Bunjaku u vra të dielën në veri të Mitrovicës gjatë një sulmi me armë ndaj policisë nga një grup terroristësh serbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA