Opinionet në Top Story për situatën e rëndë të një dite më parë në Kosovë kanë përplasur avokatin Spartak Ngjela me gazetarin Alban Dudushi.
Ngjela hodhi akuza ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si të njëanshëm, teksa tha numri i terroristëve nuk është 30, por 60. Kur deklarata e tij u citua nga gazetari Dudushi, avokati reagoi ashpër.
Dudushi: E gjithë situata në veri është e majisur prej vitesh. Aty bëhen të gjitha lojërat dhe intrigat politike. Që ka pasur herë pas here ngjarje që kanë esklauar, ka pasur, kjo e të dielës natyrisht është nga më të rëndat që ka ndodhur, vrasja e policit është tragjedi, sulm nga Kosovës. Ky është sulm terrorist dhe kjo nuk diskutohet nuk ka nevojë për interpretime. Performanca e policisë ishte nga më të mirat. Sjellja ishte perfekte, këto janë fakte, Sa i përket implikimit politik, sikurse tha Ngjela që shiten…
Ngjela: Zonjë ndaloi këto, ose ika, unë bëj vetëm monolog nuk bëj dialog, e dinë mirë këta. Po bënë dialog ika.
Dudushi: As se sulmova, njëra është e pavërtetë, 50 60 të vrarë nuk janë. Të citova në mënyrë korrekte.Ky është opinion. I bën lëmsh avokati por është dhe vonë.
Top Channel