Një tjetër aksident në minierë ka ndodhur në një nga galeritë private në Zonën D, ku gjatë paradites një minator është plagosur teksa punonte për nxjerrjen e kromit.

I aksidentuari fillimisht është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit nga galeria ku më pas e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se i aksidentuari ishte dëmtuar në këmbë dhe që është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia lokale e Bulqizës ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Gjatë këtij  viti, në galeritë private janë shënuar dhjetëra aksidente me plagosje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA