Brenda pak muajsh banorët e Kukësit u janë drejtuar sërish kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj bashkie.

Sipas kryetarit të komisionit në një nga qendrat e votimit në fshatin Bicaj tregon se pjesëmarrja është gati e njëjtë me zgjedhjet e 14 majit, ku nuk kanë munguar dhe në këto zgjedhje emigrantët.

Votimet familjare janë të pashmangshme duke mos paraqitur asnjë raport mjekësor te komisionerët, e ndër kaq pjesëmarrja në fshatra është më e lartë.

“Pjesëmarrja është goxha e mirë, por nga dreka ka më shumë pjesëmarrje, besojmë që numri total shkon deri në 220, 200. Deri tani që flasim pjesëmarrja është 100”, tha një nga komisionerët.

“Kemi edhe emigrantë që kanë ardhur dhe kanë votuar. Probleme nuk kemi, zgjedhjet kanë shkuar shumë normal”, tha një tjetër.

Në pjesën më të madhe, kutive të votimit më së shumti u janë drejtuar moshat e treta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA