“Tokat do t’i lëmë djerre!” Fier, paralajmërimi i fermerëve të Libofshës
24/09/2023 12:50
Fermerët e Libofshës në Fier po i kthejnë sytë nga vreshtaria dhe serat diellore.
Edhe pse kjo zonë është e njohur për kultivimin e misrit dhe grurët, ata po mendojnë që këtë vit të mos i mbjellin tokat. Kjo për shkak të çmimit të ulët të drithërave në treg që nuk arrin të justifikojë, sipas tyre, as shpenzimet. Ata thonë se vreshtat janë një investim më i mirë.
Fermerët thonë se do t’i shtojnë akoma më shumë sipërfaqet me vreshta.
Shumë prej fermerëve të kësaj zone janë përfitues të skemave mbështetëse të qeverisë. I vetmi problem për ta mbetet fuqia punëtore.
Top Channel