Në më pak se 5 muaj banoret e Kukësit iu drejtuan për të dytën herë kutive të votimit për të rizgjedhur kryetarin e ri të kësaj bashkie të cilën do ta drejtojë për 4 vitet e ardhshme.

Ata që ju drejtuan kutive të votimit tashmë kanë dhe kërkesat e tyre të para për kryebashkiakun e ardhshëm.

“Në radhë të parë për ujin. Ujë nuk kemi hiç.”

“Kukësit i duhet gjithçka. Të ndihmojnë ata që janë të varfër. Jo mua. Ti rritet pensioni të moshuarave, është gjë e mirë.”

“Duhet rregullimi i gjithë qytetit, pavarësisht se ai tjetri filloi ta rregullonte, pavarësisht se ndodhi çfarë ndodhi. Si qytetare duam ujin e pijshëm, kemi probleme, ujë ka dhe pa ujë jemi. Kandidatët shumë të mirë, më i mirë na duket Albert Halilaj, jeton në Kukës, e njohim, duam një njeri që të jetë këtu brenda në qytetin e Kukësit, jo të na udhëzojë nga Tirana, Vlora apo ndonjë vend tjetër”, janë shprehur disa qytetarë të Kukësit.

Procesi vijoj normalisht në të gjitha qendrat e votimit për t’u mbyllur në orën 19:00 për t’i hapur rrugë numërimit te votave për kryetarin e ri të bashkisë i cili u rizgjedh sërish për pak muaj të cilin e presin shumë punë, por kuksianet kanë një kërkesë bazike ujin e pijshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA