55 vepra të artistëve shqiptarë pjesë e fondit të galerisë kombëtare të arteve ekspozuan në qytetin e Pogradecit prej ku nisi edhe sezoni i ekspozitave shëtitëse që do të vazhdojë në qytetet të tjera të Shqipërisë.

E titulluar “Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, ekspozita solli për publikun 55 punime të 42 artistëve të juglindjes. Qëllimi është që edhe brezat e rinj të njohin nga afër krijimet e Vangjush Mios, motrave Zengo, Guri Madhit, dhe artistëve të tjerë që me punën e tyre kanë dhënë kontribut në trashëgiminë tonë të arteve pamore.

“Ato vepra, ato piktura më përfaqësuese më tipike të kësaj zone, të këtyre piktorëve dhe që shprehin dhe tiparet dhe karakterin e të gjithë traditës, të trashëgimisë kulturore të kësaj zone”, shprehet Entela Çipa.

Për piktorët punimet e të cilëve janë pjesë e kësaj ekspozite, e rëndësishme është që këto punime ekspozohen pas shumë vitesh ndërsa dëshirojnë që fondi i galerisë të pasurohet edhe më tepër.

“Është një ngjarje e shënuar jo vetëm për qytetin e Pogradecit, por për krejt zonën juglindore”, shprehet piktori Arif Lushi.

“Është një ekspozitë që shkakton emocione të veçanta, sepse kryesisht punët tona, të autorëve vendas, janë të ekspozuara këtu fiks pas 51 vitesh. Kjo është një meritë e Galerisë Kombëtare”, shprehet piktori Vangjo Vasili.

Cikli psikologjia shqiptare në artet pamore do të sjellë në qytete të ndryshme të Shqipërisë ekspozita me veprat e artistëve që fiksuan realitetin historik dhe social të vendit përmes imazheve objekteve vendeve dhe personazheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA