Fabrika e bojërave ‘Deutsch Color’ e cila u dogj dje ne autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit është në pronësi të biznesmenit Luan Muça.
Ajo ishte fabrika më e madhe e Ballkanit e cila prodhon bojëra dhe produkte kimike për industrinë e ndërtimit.
Deutche Color, nisi si një kompani brenda Shqipërisë në vitin 2012 por tani ka filiale në shumë vende të botës me një xhiro prej 240 milionë euro në një vit kalendarik.
Luan Muca, CEO i Deutche Color është një nga industrialistët shqiptarë që ka mundur të investojnë dhe të shtrihet në katër kontinente në Amerikë, Europë, Afrikë, Azi duke ndërtuar 5 fabrika atje. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 4 vitesh është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për New York, New Jersey dhe Philadelphia.
Industrialisti Luan Muca ka ndjekur të njëjtën rrugë qe ka ndjekur edhe Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë. Fabrika më e fundit e ndërtuar prej tij është ajo e prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi në Afrikën Veiore.
Prej vitit 2019, “Deutsch Color” ka vënë në funksion fabrikën e saj, edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor.
Në vitin 2021, edhe pse ishte një kohë kur biznesi nuk investonte pas industrialisti nga Shqipëria vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ti quajë DC Industry.
Në shtator të 2022 nisi prodhimi fabrika në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh. Në Afrikë DC Industry ka hapur filialin e saj në Afrikë me një nga impiantet më moderne në këtë shtet.
Aktualisht janë dy projekte të reja në ndërtim e sipër nga Dc Industry në Egjipt me një investim prej 25 milion euro i cili pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe Dc Industry. Projekti i ardhëm i kompanisë së industrialistit shqiptar është në Indi dhe pritet që të nisë prodhimin në vitin 2024.
Top Channel